Thursday, June 1, 2017

Ready, Stready, GO! - Fjalori i gjuhës angleze


Kishte kohë që flitej për projektin gjigand që Shqipopedia do të realizojë, dhe konkretisht bëhej fjalë për fjalorin e madh të gjuhës angleze, i cili do të përmirësojë dhe pasurojë fjalorin aktual anglisht shqip i cili ka 10 mijë e 188 fjalë (po mo i kemi numëruar një për një 😁😆😄). Ashtu siç ishte parashikuar, ky projekt pak ditë më parë, mori dritën jeshile dhe punimet kanë filluar.


Posted by Fjalor Anglisht on Friday, 26 May 2017

Idealisht mendohet që ky fjalor t'i kalojë të 40 mijë fjalët, e të jetë jo vetëm i pasur me përkthime, shprehje dhe zhargone por që të ketë si shqiptimin amerikan edhe atë britanik, ilustrime grafike, shpjegimet përkatëse etj. Por këto janë vështrime vërtet lagpamëse që për momentin mund të shikojmë vetëm me dylbi, pasi vëtëm shtimi i shqiptimeve është projekt më vete, ndërsa shtimi i shqiptimeve në dy aksente në një numër kaq të madh fjalësh, është një punë me të vërtetë titanike.


Ende nuk mund të flasim  për përfundimin e këtij projekti pasi është nga më të mëdhenjtë që kemi bërë deri tani. Megjithatë ekziston mundësia që fjalori të përditësohet gradualisht, psh gërmë pas gërme, por kjo ende nuk është vendosur...
Nga ana statistikore pritet që fjalori të jetë rreth 35-40 mijë fjalë, ku dhe të gjitha fjalët do të kenë shqiptimet e tyre. Shqiptimet do të shtohen më vonë pasi nevojitet një server edhe më i fuqishëm nga ai ekzistent. Kjo vepër madhore nuk është dhe aq e lehtë të realizohet sepse volumi i punës është me të vërtetë kolosal. Normale që për këtë projekt do të nevojiten edhe bashkëpunëtorë të jashtëm, të cilët do bëjnë të mundur uljen e vëllimit të punës.

- - - - -

No comments:

Post a Comment