Po e marrim si vijë udhëzuese këtë postim të 2015-ës
http://blog.shqipopedia.org/2015/11/vizion-drejt-te-ardhmes.html
❝Përsa u përket projekteve akoma më të largët, përveç atyre që janë të publikuara, duam të krijojmë një fjalor turqisht shqip, një suedisht shqip si dhe një fjalor shqip shpjegues; dhe këtu ndoshta mund të mbyllet saga e fjalorëve. Portale të tjerë që na interesojnë për të çelur janë, i informatikës, i mjekësisë, i kinematografisë dhe i ekonomisë. Por këto janë akoma ide.❞Projektet afatgjata që janë realizuar:
◉ Fjalor turqisht shqip ☑ turqisht.shqipopedia.org
(më tepër informacion http://blog.shqipopedia.org/2016/03/cok-guzel-fjalori-i-turqishtes-online.html)
◉ Suedisht shqip ☑ suedisht.shqipopedia.org
(më tepër informacion http://blog.shqipopedia.org/2015/11/perditesim-fjalori-i-gjuhes-suedeze.html)
◐ Portali i Informatikës ~ informatika.shqipopedia.org
(portali është ngritur, por është akoma në punë e sipër) Një fjalor i mirëfilltë informatike nevojitet si dhe tutoriale të ndryshëm...
◐ Fjalor shqip shpjegues ~ fjalor.shqipopedia.org (portali është ngritur ka disa postime, por është akoma në punë e sipër) Pasi të përfundojë projekti i madh i anglishtes si edhe disa miniprojekte të tjera mendohet që pjesa më e madhe e fokusimit të jetë te ky projekt.
Projekte që ende nuk kanë filluar:
Ⓞ Portali i Mjekësisë ☒ mjekesia.shqipopedia.org
Fjalori i mjekësisë është një nga më të kërkuarit prej jush dhe ne e kemi në plan të krijojmë dhe një fjalor të tillë si edhe një portal rreth mjekësisë, shëndetit, këshillave mjekësore, ilaçeve etj.
Ⓞ Portali i Kinematografisë ☒ kino.shqipopedia.org
Ky portal nuk do të jetë për të parë apo shkarkuar filma, por të folur për filmat dhe informacione rreth tyre.
Ⓞ Portali i Ekonomisë ☒ ekonomia.shqipopedia.org
Portal shumë i rëndësishëm fillimisht do fillohet më një fjalor ekonomie, pastaj do të ketë informacione për investimet, valutat, tregëtinë etj
Përmirësime:
⌲ Fjalori Turqisht Shqip turqisht.shqipopedia.org
Në fjalorin e gjuhës turke duhet të shtohen shqiptimet e fjalëve.
⌲ Fjalori Suedisht Shqip suedisht.shqipopedia.org
Në fjalorin e gjuhës suedeze duhet të shtohen shqiptimet e fjalëve.
⌲ Fjalori Italisht Shqip italisht.shqipopedia.org
Në fjalorin e gjuhës italiane duhet të bëhen korirgjimet dhe përmirësimet e fjalëve.
Në punë e sipër:
✸ Fjalori Anglisht Shqip anglisht.shqipopedia.org
Fjalori i gjuhës angleze është në punë e sipër pasi do pasi do shtohen një numër i madh fjalësh. (http://blog.shqipopedia.org/2017/06/ready-stready-go-fjalori-i-gjuhes.html)
✸ Fjalori Frëngjisht Shqip frengjisht.shqipopedia.org
Në fjalorin e gjuhës franceze po punohet për shtimin e shqiptimeve
(http://blog.shqipopedia.org/2017/09/fjalori-i-frengjishtes.html)
✸ Fjalori Greqisht Shqip greqisht.shqipopedia.org
Në fjalorin e gjuhës greke po punohet për korrigjimet dhe përmirësimet e fjalëve. 😏(http://blog.shqipopedia.org/2016/09/fjalori-i-gjuhes-greke-perditesim.html)
Ide për portale apo fjalorë shtesë në të ardhmen:
⚙ Fjalori Holandisht ⚙ Fjalori Norvegjisht ⚙ Fjalori Portugalisht ⚙ Fjalori Maqedonisht ⚙ Fjalori Rusisht ⚙ Fjalori Arabisht ⚙ Fjalor Serbisht ⚙ Fjalori Çekisht ⚙ Fjalori Hungarisht ⚙ Fjalori Polonisht ⚙ Fjalori Rumanisht ⚙ Fjalor Finlandisht ⚙ Fjalori Bullgarisht ⚙ Fjalor Latinisht ⚙ Fjalori i Greqishes së Lashtë
⚙ Lifestyle lifestyle.shqipopedia.org Ky portal do të jetë për stilin, modën, këshilla, etj
⚙ Diaspora diaspora.shqipopedia.org Portali i diasporës, do jetë me grupe te vogla për diasporën duke iu referuar shqiptarëve në Greqi/ Itali/ Gjermani/ Suedi/ Amerikë etj. Natyrisht që të funksionojë portali i diasporës nevojiten bashkëpunëtorë nga vendet përkatëse. Aty do jepen informacione, njoftime, dhe të dhëna të tjera për personat që jetojnë dhe që duan të jenë të informuar për këto shtete dhe shqiptarët që jetojnë atje.
No comments:
Post a Comment