Thursday, July 14, 2016

Rifillojnë punimet e fjalorit greqisht


Shqipopedia ka kënaqësinë t'ju njoftojë se në radhët tona është shtuar Bleta Punëtore. Bleta, që thoni ju, kontaktoi me ne dhe shprehu dëshirën për të dhënë kontributin e saj. Prandaj dhe dëshirojmë t'ju njoftojmë se së shpejti do të rifillojnë punimet për përmirësimin e fjalorit greqisht shqip.
Gjatë kësaj faze do të përmirësohen përkthimet e fjalorit dhe do të rregullohet ndonjë gabim i mundshëm. Në një fazë tjetër të mëpasshme do të shtohen lakimet dhe ilustrimet e fjalëve. Nuk është  vendosur akoma se kur do të shtohet numri i fjalëve të fjalorit.

Po përfitojmë nga rasti që ta mbyllim me një thënie të lashtë.

Υπάρχει μόνο ένας τρόπος  για να αποφύγεις την κριτική: Να μην κάνεις τίποτα, να μην λες τίποτα, και να είσαι ένα τίποτα.        
Αριστοτέλης
Ekziston vetëm një mënyrë për të evituar kritikën, të mos bësh asgjë, të mos thuash asgjë të jesh një asgjë.
Aristoteli
Bleta fillim të mbarë🤗!

4 comments:

  1. Pune e bukur, bravo

    ReplyDelete
    Replies
    1. Rrofsh. Por emri ka rendesi,
      nukkarandsi. 😁😁😁

      Delete
    2. Mir me ket. Po me ate te anglishtes kur do rifilloni e ta beni me ze?

      Delete
  2. Shoku, te ngrihet apo te ripunohet nje fjalor eshte nje pune kolosale dhe kjo vetem te besh listat e fjaleve. Por po te futesh anen teknike pastaj si dhe ate financiare pasi do te na nevojitet nje server me i fuqishem, cdo mundim trefishohet. Aktualisht vetem tre fjalore jane me shqiptim.
    Kur te rifillojne punimet me fjalorin e anglishtes, do te punojme me nje perkushtim te madh pasi te fjalori anglisht do te jete gjigand fare dhe shume cilesor, ndersa shqiptimet kane per te qene me dhjetera mijera.
    Per te realizuar kete superprojekt na nevojiten bashkepunetore qe ta realizojme me shpejt, si dhe nje server me i mire qe te mund ta mbeshtese.

    Per momentin fokusi dhe energjia eshte te fjalori i gjuhes greke, i cili tashme eshte ne fazen e dyte te tij. Mund te pasojne edhe dy faza te tjera per perfeksionimin dhe pasurimin e tij, por le t'i bejme hapat nje nga nje.
    Punet e mira duan kohe...

    ReplyDelete