Sunday, January 8, 2023

10 vjetori

Historiku i Shqipopedias



-20 shkurt 2005-
Shenjat e para që një projekt gjigand si Shqipopedia do lindte duken që në vitin 2005 ku fjalori ynë anglisht shqip publikohet tek një projekt i huaj dhe në total arriti mbi 25mijë shkarkime.

-8 janar 2013-
Më 8 janar 2013 (8 vite më vonë) Shqipopedia publikon postimin e parë një blog i cili kishte emrin fjalor dhe më pas u quajt Shqipopedia (Enciklopedia Shqiptare). Kjo është dita e parë që ku ky projekt merr formën e sotme.

-26 shtator 2013-
Krijohet faqja shqipopedia.com e cila më vitin tjetër transferohet tek shqipopedia.org  Faqja jonë fokusohet tek fjalorët, kurset e gjuhëve të huaja, enciklopedia,  kultura, tradita, etj.

-30 janar 2018- 
Me kalimin e vitete aktiviteti ynë nuk ka qënë konstant pasi stafi është minimal dhe punët e tjera jo-online nuk e lehtësojnë këtë gjë. Megjithatë për të qënë sa më aktivë dhe në lidhje me njëri-tjetrin u krijua Forumi Shqipopedia ku diskutojmë gjëra nga më të ndryshme.

-8 janar 2023- 
Shqipopedia sot mbush plot 10 vjet. Shumica e faqeve shqiptare mezi i kapin 10 vite online madje një numër i madh i tyre nuk rezistojnë as 5 vite. Në këto dhjetë vite Shqipopedia në total ka patur mbi 15milionë lexime dhe mbi 5milionë vizitorë. 

-8 janar 2038-  
Shqipopedia ka për të mbushur 25 vjet ose çerek shekulli ;) urojmë që të kapë 25 dhe pse jo 50 vite. Duke u bërë një nga faqet më të rëndësishme të sferës shqipe.


Tuesday, November 15, 2022

Wednesday, January 27, 2021

Kemi punë përpara

Siç është bërë traditë çdo dy vjet publikojmë projektet e realizuara, dhe planifikimet në vazhdim; ky është postimi i katërt në llojin e vet. Plane të cilat gjatë këtyre vitete janë realizuar, ato që janë anashkaluar, apo shtyrë, që kanë ndryshuar apo anuluar etj.Për periudhën e viteve 2019-2020 jemi fokusuar kryesisht me projektin kryesor të Shqipopedias, enciklopedinë e cila gjendet në adresën wiki.shqipopedia.org  Pra qëllimi ynë kryesor është krijimi i një enciklopedie të mirëfilltë duke përdorur burime të ndryshme dhe sa më të shumta. Paralelisht me këtë është e projekti tjetër i rëndësishëm i fjalorëve dhe gjuhëve të huaja. 

- P Ë R D I T Ë S I M E T  -

Thursday, December 31, 2020

Henri Ford

Një nga sekretet e jetës është të mos presësh faleminderit për çfarëdo lloj gjëje që bën.

Ata që realizojnë ëndrrat e tyre, thonë se kishin një ëndërr, bënë një plan dhe punuan çdo ditë derisa e realizuan, sepse kishin besim dhe thanë "-Do e realizoj!" Edhe ata që thonë "Nuk e bëj dot, nuk është për mua, është e pamundur" realizojnë pikërisht ato që thonë apo deklarojnë. Ja ky plaku këtu e thotë pak më mirë se unë: në moshen 45 vjecare arriti të bëjë makinën FORD.

 

Nëse mendon se mund ta bësh, apo jo
ke të drejtë.

======================

Tuesday, January 1, 2019

Viti që lamë pas


Ky është postimi i tretë ku shikojmë progresin tonë dhe mund të themi që kemi bërë shumë rrugë përpara. Gjithashtu shumica e planeve jo vetëm që janë realizuar por kanë tejkaluar çdo parashikim.
Viti që lamë pas ka qënë një nga më të frytshmit që kanë kaluar. Kush do ta kishte besuar që do ishin realizuar kaq shumë projekte, por natyrisht që kemi patur dhe shumë ndihmë

Sunday, June 3, 2018

Fjalori rumanisht shqip online


Edhe ky fjalor u fut pa radhë 😊 dhe ka rreth dy muaj që është ngritur online. Rumanishtja është një gjuhë latine edhe pse është e "rrethuar" nga gjuhë sllave. Rumania ka luajtur  një rol të veçantë gjatë Rilindjes Kombëtare pasi shumë rilindas vepronin prej andej dhe disa prej tyre kishin orgjinë rumane.

Wednesday, April 25, 2018

dhe punimet vazhdojnë...


Kohët e fundit nuk jemi ndjerë shumë, por në fakt punimet  kanë vazhduar, dhe aktualisht janë shtuar një numër i madh shqiptimesh. Janë rreth 30 mijë fjalë të reja që kanë shqiptime.

Sunday, January 14, 2018

Kuizi Gjeografik



Më në fund i erdhi dita edhe Kuizit Gjeografik të përfundojë dhe të ngrihet online. Edhe ky projekt i cili kishte kohë që ishte lënë në harresë,

Tuesday, December 26, 2017

We said it and we did it! - E thamë dhe e bëmë!

We said it and we did it! - E thamë dhe e bëmë!
YES, më në fund e mbaruam një punë kaq gjigande, e cila është dhe magnum opus i Shqipopedias. Ne e dimë se ç'kemi hequr, por më në fund ia arritëm :)