Showing posts with label Projekt. Show all posts
Showing posts with label Projekt. Show all posts

Tuesday, January 1, 2019

Viti që lamë pas


Ky është postimi i tretë ku shikojmë progresin tonë dhe mund të themi që kemi bërë shumë rrugë përpara. Gjithashtu shumica e planeve jo vetëm që janë realizuar por kanë tejkaluar çdo parashikim.
Viti që lamë pas ka qënë një nga më të frytshmit që kanë kaluar. Kush do ta kishte besuar që do ishin realizuar kaq shumë projekte, por natyrisht që kemi patur dhe shumë ndihmë

Sunday, June 3, 2018

Fjalori rumanisht shqip online


Edhe ky fjalor u fut pa radhë 😊 dhe ka rreth dy muaj që është ngritur online. Rumanishtja është një gjuhë latine edhe pse është e "rrethuar" nga gjuhë sllave. Rumania ka luajtur  një rol të veçantë gjatë Rilindjes Kombëtare pasi shumë rilindas vepronin prej andej dhe disa prej tyre kishin orgjinë rumane.

Tuesday, December 26, 2017

We said it and we did it! - E thamë dhe e bëmë!

We said it and we did it! - E thamë dhe e bëmë!
YES, më në fund e mbaruam një punë kaq gjigande, e cila është dhe magnum opus i Shqipopedias. Ne e dimë se ç'kemi hequr, por më në fund ia arritëm :)

Monday, November 6, 2017

Fjalor Polonisht Shqip

Fjalor Polonisht Shqip

Fjalori i polonishtes edhe pse ishte në planet tona afatgjata nuk ishte parashikuar të ngihej online kaq shpejt, pasi projekte të tjera kishin më shumë prioritet, megjithatë ashtu erdhën punët dhe tani fjalori është online.

Friday, October 20, 2017

Ku jemi deri tani... dhe ku duam të shkojmë

Doja të shihnim bilancin e projekteve afatgjatë që kemi patur, çfarë është bërë, çfarë duhet bërë, nëse do shtohet apo hiqet diçka tjetër.

Friday, October 7, 2016

Fjalor arabisht shqip

Fjalor arabisht shqip.
Arabishtja si një nga gjuhët më të folura në botë shfaq dhe ajo interes të veçantë për krijimin e një fjalori arabisht shqip.

Wednesday, July 20, 2016

Fjalor Rusisht Shqip


Në përgjigje të pyetjeve dhe kërkesave tuaja për krijimin e një fjalori rusisht shqip po bëjmë edhe këtë postim. Shqipopedia në fakt, ka shumë dëshirë që as ky fjalor të mos mungojë në serinë e fjalorëvë që mbajnë vulën tonë.

Saturday, January 23, 2016

Fjalor turqisht shqip


Shqipopedia dëshiron tju njoftojë se kanë filluar punimet e ngritjes online të fjalorit turqisht shqip.

Tuesday, December 22, 2015

Fjalor anglisht shqip


Pas ngritjes online të fjalorit të madh të gjuhës frënge, shqipopedia dëshiron t'ju njoftojë se kanë filluar punimet për fjalorin e gjuhës angleze.

Friday, November 20, 2015

Softuerët e Shqipopedias

Softuerët e Shqipopedias

       Siç e dini të gjithë SHQIPOPEDIA është e specalizuar në krijimim e softuerëve në platformën me grafikë të bukur në FLASH. Më poshtë keni pesë aplikcione të cilët mund t'i shkarkoni falas:


Tuesday, November 17, 2015

Fjalor Suedisht Shqip


         Të rejat e fundit nga Shqipopedia flasin për krijimin e një fjalori suedisht shqip, i cili edhe pse nuk ishte parashikuar të hapej së shpejti, portali i tij tashmë është bërë gati, dhe mesa duket pret dritën jeshile për fillimet e punimeve. Nuk dihen më shumë informacione se kur, si, pse dhe për

Monday, November 16, 2015

Biopedia


           Një tjetër portal i rëndësishëm i shqipopedias, i cili ka gjashtë muaj që është online, është Enciklopedia e Bimëve dhe Kafshëve. Aktualisht vetëm me dy kategori Bota Bimore & Bota Shtazore (apo flora dhe fauna), kjo enciklopedi mjaft unike për vizitorin shqiptar ka ilustruar bimët dhe kafshët si dhe ka vendosur emrat e tyre në latinisht, si dhe sinonime të tyre.


Statistikat e Enciklopedisë janë:

Wednesday, November 11, 2015

Fjalori greqisht shqip


Fjalori greqisht shqip është fjalori që pritet nga të gjithë, pasi një fjalor i tillë ka shumë interes dhe ka munguar për publikun (nxënës, studentë, studiues, mësues, emigrantë etj,). Ky fjalor mendohet të jetë rreth 10 mijë fjalë edhe pse idealja do të ishte të kapte të 30 mijtat. Megjithatë në këtë fjalor do të shtohen dhe shumë shqiptime që që e bën shumë më të lehtë lexim për personat me nivel fillestar, por edhe për ata që nuk janë duke mësuar greqisht në një ambjent ku flitet gjuha greke.

Fjalor frengjisht shqip


Shqipopedia aktualisht është në punim e sipër për ngritjen online të fjalori frëngjisht shqip. Ky fjalor ka për të qënë një fjalor shumë më i madh nga të tjerët. Kështu që, për shkak të numrit të madh të fjalëve, akoma nuk është vendosur nëse në ketë fjalor do të shtohen fotografi. (Të paktën për një të ardhme të afërt) Megjithatë ky fjalor ka për të plotësuar nevojat e shumë shqiptarëve që mësojnë frëngjisht por edhe për ata që tashmë dinë ngaqë fjalori i kalon të 15 mijë fjalët.

Fjalor italisht shqip



Projekti i fjalorit të gjuhës italiane ishte projekti i radhës që shqipopedia ka ngritur online. Pasi edhe për gjuhën italiane ka shumë kërkesa, aq më tepër që gjuha italiane është një nga gjuhët më të njohura nga shqiptarët.

Arritjet dhe statistikat që ka fjalori italisht shqip:

Fjalor gjermanisht shqip



Projekti i fjalorit të gjuhës gjermane ka kohë që ka filluar në fakt fillimisht u nis në një blog të vogël i cili pas 300 fjalëve, u braktis si ide pasi nuk ishte e mundur të krijohej një sajt me shumë postime në atë platformë. Pasi u mendua shumë dhe pasi u krijuan kushtet si nga si nga ana teknike dhe finaciare, SHQIPOPEDIA mendoi që të krijojë një subdomain.


Arritjet dhe statistikat që ka fjalori gjermanisht shqip