Tuesday, January 1, 2019

Viti që lamë pas


Ky është postimi i tretë ku shikojmë progresin tonë dhe mund të themi që kemi bërë shumë rrugë përpara. Gjithashtu shumica e planeve jo vetëm që janë realizuar por kanë tejkaluar çdo parashikim.
Viti që lamë pas ka qënë një nga më të frytshmit që kanë kaluar. Kush do ta kishte besuar që do ishin realizuar kaq shumë projekte, por natyrisht që kemi patur dhe shumë ndihmë
nga bashkëpunëtorët tanë si Edi, Anxhela etj. Përveç kësaj janë shfytëzuar punët e mëparshme pothuajse të gatshme, dhe struktura e ngritur.

Listën e projekteve të realizuara:
01.) Fjalori i Informatikës (nja 6.700 fjalë)
02.) Fjalori i Madh i Anglishtes (nja 45.000 fjalë)
03.) Fjalori Norvegjisht (nja 1.500 fjalë)
04.) Fjalori Çekisht (nja 4.200 fjalë)
05.) Fjalori Hungarisht (nja 7.500 fjalë)
06.) Fjalori Polonisht (nja 3.500 fjalë)
07.) Fjalor Rumanisht (nja 5.700 fjalë)
08.) Enciklopedia (wiki nja 7.000 terma dhe 2500 foto)
09.) Kinoteka - Databaza e kinematografisë (nja 1.200 postime dhe nja 900 foto)
10.) Bimët Mjekësore (nja 150 postime)
11.) Fjalor Bullgarisht (nja 5.300 fjalë)
12.) Lifestyle (nja 100 postime)
13.) Forumi (nja 300 tema, 2.000 postime)
14.) Diaspora - pjesë e forumit. (nja 100 postime)
Në total mbi 85mijë postime dhe rreth 3500 foto.

Projekte të tjera:
1.) Kuizi gjeografik - Shqipëria
2.) Fjalët e përbashkëta me gjuhën rumune.
3.) Fjalët e përbashkëta me gjuhën bullgare.
4.) Fjalët e përbashkëta me gjuhën turke.
5.) Fjalori katër gjuhësh i Dhaniil Moskopolitit.

Përmirësime:
⦁ Shqiptimet turqisht (nja 9.100 shqiptime)
⦁ Shqiptimet suedisht (nja 1.400 shqiptime)
⦁ Shqiptimet frëngjisht (nja 17.000 shqiptime)
⦁ Shqiptimet polonisht (nja 3.500 shqiptime)
⦁ Shqiptimet çekisht (nja 1.000 shqiptime)
⦁ Shqiptimet hungarisht (nja 1.000 shqiptime)
Në total rreth 33.000 shqiptime.

Gjithashtu kanë filluar rregullimet e pjesës së dytë te Fjalori Greqisht Shqip.
____________________

Në vazhdim...

Një nga projektet kryesore që duhet mbaruar me patjetër është Fjalori i Gjuhës Shqipe. Dhe brenda mundësive të krijohet fjalori Maqedonisht, Rusisht, Arabisht, Serbisht, Finlandisht, Latinisht, i Greqishtes së Lashtë, i Mjekësisë i Filozofisë, i Elektronikës dhe i Kimisë.


Dhe së fundi duhet falënderuar si gjithmonë bashkëpunëtori ynë kryesor Tech-AL për suportin dhe ndihmën e tij të pareshtur në realizimin e projekteve tona.

____________________

http://blog.shqipopedia.org/2015/11/vizion-drejt-te-ardhmes.html
http://blog.shqipopedia.org/2017/10/ku-jemi-deri-tani-dhe-ku-duam-te-shkojme.html

No comments:

Post a Comment