Kishte muaj të tërë që ky studim kishte filluar të punohej por që
momentin e fundit u bë një ngaterresë aq e keqe saqë punimet u shtynë edhe më tej
derisa të përfundoheshin dje me sukses. Bëhet fjalë për publikimin e djeshëm te portali i gjuhës greke, për fjalët e përbashkëta që
greqishtja ka me shqipen. Kjo është një ndihmesë shumë e madhe për mësimin
e gjuhës greke pasi këto fjalë janë shumë të lehta për t'u mbajtur
mend. Gjithashtu shërben edhe për studimin e shqipes edhe greqishtes sepse këtu janë përfshirë edhe fjalë që janë në zhdukje e sipër apo thjesht nuk përdoren më.
Showing posts with label Greqisht. Show all posts
Showing posts with label Greqisht. Show all posts
Monday, December 26, 2016
Friday, September 30, 2016
Fjalori i Gjuhës Greke - Përditësim
Thursday, August 4, 2016
Kursi i greqishtes - Tiranë & online
Stafi i Shqipopedias dëshiron t'ju informojë se kursi i gjuhës greke është pasuruar me një seri minidialogësh të cilët shërbejnë për t'u ushtruar dhe mësuar fraza të thjeshta. Janë pjesë e mësimeve me video (Βιντεομαθήματα), por në to janë dialogë të shkurtër dhe alternativë, duke mbuluar situata të ndryshme. Janë 14 mësime, me shumë pjesë të vogla videosh, të cilat mund t'i gjeni këtu.
Thursday, July 14, 2016
Rifillojnë punimet e fjalorit greqisht
Shqipopedia ka kënaqësinë t'ju njoftojë se në radhët tona është shtuar Bleta Punëtore. Bleta, që thoni ju, kontaktoi me ne dhe shprehu dëshirën për të dhënë kontributin e saj. Prandaj dhe dëshirojmë t'ju njoftojmë se së shpejti do të rifillojnë punimet për përmirësimin e fjalorit greqisht shqip.
Sunday, April 17, 2016
Fjalor greqisht shqip me zë më në fund online
Edhe pse për arsye personale shefi nuk ka shumë kohë në dispozicion, pasi do largohet, dhe kush e di për sa kohë... ka punuar intensivisht për realizimin e këtij projekti që mezi pritej. Shefi, që thoni ju, në pamundësi për të realizuar projektplanin A dhe afatgjatë të fjalorit të gjuhës greke, projektplan i cili për t'u realizuar nevojiteshin muaj të tërë, me shkathtësi realizon planin B në kohë rekord. Plani B në vetvete është mëse i kompletuar dhe fjalori greqisht shqip i saporealizuar, është pikë fare, pasi ka rreth 7500 fjalë ku të gjitha fjalët janë me shqiptim.
Sunday, April 3, 2016
Fjalori i greqishtes - Përditësim
Kursi i gjuhës greke më në fund është strehuar në portalin e shqipopedias dhe tani mund të keni akses te adresa e portalit greqisht.shqipopedia.org. Por kaq ishin lajmet e mira, çështja qëndron se punimet për fjalorin e madh të gjuhës greke,
Kurset e gjuhës zhvendosen - Përditësim
Më në fund kurset e gjuhëve janë zhvendosur në sajtin kryesor të Shqipopedias dhe për sejcilin prej tyre është hapur portali përkatës.
Labels:
Anglisht,
Frengjisht,
Gjermanisht,
Greqisht,
Italisht,
Perditesim,
Suedisht,
Turqisht
Wednesday, November 11, 2015
Fjalori greqisht shqip
Fjalori greqisht shqip është fjalori që pritet nga të gjithë, pasi një fjalor i tillë ka shumë interes dhe ka munguar për publikun (nxënës, studentë, studiues, mësues, emigrantë etj,). Ky fjalor mendohet të jetë rreth 10 mijë fjalë edhe pse idealja do të ishte të kapte të 30 mijtat. Megjithatë në këtë fjalor do të shtohen dhe shumë shqiptime që që e bën shumë më të lehtë lexim për personat me nivel fillestar, por edhe për ata që nuk janë duke mësuar greqisht në një ambjent ku flitet gjuha greke.
Subscribe to:
Posts (Atom)







