Thursday, August 4, 2016

Kursi i greqishtes - Tiranë & online


      Stafi i Shqipopedias dëshiron t'ju informojë se kursi i gjuhës greke është pasuruar me një seri minidialogësh të cilët shërbejnë për t'u ushtruar dhe mësuar fraza të thjeshta. Janë pjesë e mësimeve me video (Βιντεομαθήματα), por në to janë dialogë të shkurtër dhe alternativë, duke mbuluar situata të ndryshme. Janë 14 mësime, me shumë pjesë të vogla videosh, të cilat mund t'i gjeni këtu.


      Për të gjithë  ata që dëshirojnë të ndjekin  kurset e greqishtes me mësues, Shqipopedia po organizon kurse të tilla në Tiranë.

      Ne përdorim metodikat më bashkohore të mësimit të gjuhës greke, të cilat përdoren dhe nga universitetet greke për mësimdhënien e greqishtes. Metodika jonë bazë është "Greqishtja e Re për të Huajtë", është një libër që ka dhënë prova për efektshmërinë e tij dhe është libri më i mirë që ekziston për mësimin e greqishtes si gjuhë të dytë. E themi këtë pasi është i pasur me një larmi fjalësh që mbulon fusha të ndryshme, nga ana gramatikore janë të përfshrira gjithçka që ju duhet të dini; i shoqëruar me ushtrime të shumta, është thjesht metodika më e kompletuar që ju nevojitet.

             Mund të  ndiqni kursin normal me 2 orë në javë, atë intensiv me 4 orë në javë, ose sipas nevojave tuaja individuale. 

             Këto kurse me mësues personal, mund të kryhen edhe online, nuk ka rëndësi ku ndodheni, pasi mund t'ju japim mësim nëpërmjet skype, dhe pagesat tuaja mund të bëhen me paypal. 

      Gjithashtu kemi dhe materjale ekstra me video apo audio për të patur një formim sa më të plotë. Është fjalori greqisht shqip që Shqipopedia ka mundësuar kohët e fundit, i cili ka mbi 7500 fjalë me shqiptime. Fjalori dhe të gjitha mësimet shtesë janë të përkthyera në shqip dhe mund të keni akses tek to në çdo kohë pasi janë online.

      Për më shumë informacion mund të na kontaktoni tek forma e kontaktit në të djathën tuaj.

No comments:

Post a Comment