Monday, December 26, 2016

U bo dhe kjo...

Kishte muaj të tërë që ky studim kishte filluar të punohej por që momentin e fundit u bë një ngaterresë aq e keqe saqë punimet u shtynë edhe më tej derisa të përfundoheshin dje me sukses. Bëhet fjalë për publikimin e djeshëm te portali i gjuhës greke, për fjalët e përbashkëta që greqishtja ka me shqipen. Kjo është një ndihmesë shumë e madhe për mësimin e gjuhës greke pasi këto fjalë janë shumë të lehta për t'u mbajtur mend. Gjithashtu shërben edhe për studimin e shqipes edhe greqishtes sepse këtu janë përfshirë edhe fjalë që janë në zhdukje e sipër apo thjesht nuk përdoren më.

Thursday, November 3, 2016

Fjalori i anglishtes

Po fotografi ku është? -Ah po, po bën fotografinë😂

Shqipopedia dëshiron t'ju njoftojë se një nga projektet më serioze që do fillojë vitin që vjen, është fjalori i gjuhës angleze. Fjalori do rregullohet dhe pasurohet akoma edhe më shumë dhe dëshira jonë është që të jetë një nga

Friday, October 7, 2016

Fjalor arabisht shqip

Fjalor arabisht shqip.
Arabishtja si një nga gjuhët më të folura në botë shfaq dhe ajo interes të veçantë për krijimin e një fjalori arabisht shqip.

Friday, September 30, 2016

Fjalori i Gjuhës Greke - Përditësim


Kemi kënaqësinë t'ju themi se fjalori i gjuhës greke pritet të kompletojë fazën e tij të parë përpara vitit të ri. Siç ju njoftuam dy muaj më parë për rifillimin e punimeve të fjalorit, që do merrej me korrigjimet dhe përmirësimet e mundshme; ndërsa tani dëshirojmë t'ju

Thursday, August 4, 2016

Kursi i greqishtes - Tiranë & online


      Stafi i Shqipopedias dëshiron t'ju informojë se kursi i gjuhës greke është pasuruar me një seri minidialogësh të cilët shërbejnë për t'u ushtruar dhe mësuar fraza të thjeshta. Janë pjesë e mësimeve me video (Βιντεομαθήματα), por në to janë dialogë të shkurtër dhe alternativë, duke mbuluar situata të ndryshme. Janë 14 mësime, me shumë pjesë të vogla videosh, të cilat mund t'i gjeni këtu.

Wednesday, July 20, 2016

Fjalor Rusisht Shqip


Në përgjigje të pyetjeve dhe kërkesave tuaja për krijimin e një fjalori rusisht shqip po bëjmë edhe këtë postim. Shqipopedia në fakt, ka shumë dëshirë që as ky fjalor të mos mungojë në serinë e fjalorëvë që mbajnë vulën tonë.

Thursday, July 14, 2016

Rifillojnë punimet e fjalorit greqisht


Shqipopedia ka kënaqësinë t'ju njoftojë se në radhët tona është shtuar Bleta Punëtore. Bleta, që thoni ju, kontaktoi me ne dhe shprehu dëshirën për të dhënë kontributin e saj. Prandaj dhe dëshirojmë t'ju njoftojmë se së shpejti do të rifillojnë punimet për përmirësimin e fjalorit greqisht shqip.

Thursday, June 2, 2016

Po! Janë tre vjet...

          Sot është përvjetori i tretë i Shqipopedias dhe mund të themi se në këto tre vite kemi punuar shumë dhe arritjet janë akoma dhe më të mëdha. Brenda këtyre tre viteve janë realizuar shumë projekte (ato mund të lexohen këtu).
         Janë dashur me mijëra orë punë që

Sunday, April 17, 2016

Fjalor greqisht shqip me zë më në fund online



Edhe pse për arsye personale shefi nuk ka shumë kohë në dispozicion, pasi do largohet, dhe kush e di për sa kohë... ka punuar intensivisht për realizimin e këtij projekti që mezi pritej. Shefi, që thoni ju, në pamundësi për të realizuar projektplanin A dhe afatgjatë të fjalorit të gjuhës greke, projektplan i cili për t'u realizuar nevojiteshin muaj të tërë, me shkathtësi realizon planin B në kohë rekord. Plani B në vetvete është mëse i kompletuar dhe fjalori greqisht shqip i saporealizuar, është pikë fare, pasi ka rreth 7500 fjalë ku të gjitha fjalët janë me shqiptim.

Sunday, April 3, 2016

Fjalori i greqishtes - Përditësim



Kursi i gjuhës greke më në fund është strehuar në portalin e shqipopedias dhe tani mund të keni akses te adresa e portalit greqisht.shqipopedia.org. Por kaq ishin lajmet e mira, çështja qëndron se punimet për fjalorin e madh të gjuhës greke,

Kurset e gjuhës zhvendosen - Përditësim


Më në fund kurset e gjuhëve janë zhvendosur në sajtin kryesor të Shqipopedias dhe për sejcilin prej tyre është hapur portali përkatës.

Saturday, March 12, 2016

Wednesday, February 24, 2016

Perditesim - Fjalori i turqishtes


Epo çfarë të themi, ca njezëz "detyrohen" të udhëtojnë me lloj-lloj mjetesh*


Fjalori i turqishtes është gati, por megjithatë do të ketë një vonesë të  vogël në ngritjen e tij online pasi nuk mund të kalojë pa aprovimin përfundimtar  të shefit. Meqënëse shefi është i impenjuar, dhe këtë javë ndodhet në një business trip, do presim derisa të kthehet.

Saturday, January 23, 2016

Sunday, January 17, 2016

Party time!

Për të gjithë mbështetësit dhe dashamirësit e Shqipopedias, duam t'ju informojmë se u organizua një festë me rastin e realizimit të projektit të madh.

Thursday, January 14, 2016

Wednesday, January 6, 2016

Sunday, January 3, 2016