Sunday, April 3, 2016
Fjalori i greqishtes - Përditësim
Kursi i gjuhës greke më në fund është strehuar në portalin e shqipopedias dhe tani mund të keni akses te adresa e portalit greqisht.shqipopedia.org. Por kaq ishin lajmet e mira, çështja qëndron se punimet për fjalorin e madh të gjuhës greke,
do të shtyhen për një kohë ende të papërcaktuar; pasi shefi nuk mund të angazhohet 100% në të dhe siç dihet shumë mirë, shefi është faktori kyç në këtë projekt. sepse mendohet që fjalori të jetë me të vërtetë cilësor dhe të mbulojë nevojat e shumta që ekzistojnë. Megjithatë në vend të fjalorit të madh dhe të kompletuar, do të ekzekutohet plani B, dhe shumë shpejt do të ngrihet një fjalor mesatar me mbi 7 mijë fjalë ku do të ketë dhe shqiptime me cilësi të lartë nga folës grekë. Ndërsa lakimet dhe ilustrimet do të shtohen gradualisht.
Ευχαριστώ πολύ! :)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment