Edhe pse për arsye personale shefi nuk ka shumë kohë në dispozicion, pasi do largohet, dhe kush e di për sa kohë... ka punuar intensivisht për realizimin e këtij projekti që mezi pritej. Shefi, që thoni ju, në pamundësi për të realizuar projektplanin A dhe afatgjatë të fjalorit të gjuhës greke, projektplan i cili për t'u realizuar nevojiteshin muaj të tërë, me shkathtësi realizon planin B në kohë rekord. Plani B në vetvete është mëse i kompletuar dhe fjalori greqisht shqip i saporealizuar, është pikë fare, pasi ka rreth 7500 fjalë ku të gjitha fjalët janë me shqiptim.
Ça të themi më! Po bëhemi vërtet të këqinj pasi nuk keni më justifikime ☺!
Jo po nuk di si lexohet, jo po e lexova gabim, nuk kuptoj mirë shqiptim, e shumë të tjera...
Jo po thoni që shefi nuk është i paparë....
Fjalori kishte shumë kërkesa dhe ngritja online ishte domosdoshmëri dhe vizitorët kishin kohë që e prisnin këtë fjalor dhe na pyesnin vazhdimisht se kur do ishte gati.
Ja pra më në fund dhe fjalori greqisht shqip është gati. Tani mund të rrimë të qetë dhe të shplodhemi.
Dhe si gjithnjë shpreheni dashurinë tuaj për ne me share apo like.
Se nuk është turp që mësoni gjuhë të huaja mo!!! 😊😊😊
Për të shkuar te fjalori klikoni më poshtë
Fjalor greqisht shqip me ze
No comments:
Post a Comment