Monday, December 26, 2016

U bo dhe kjo...

Kishte muaj të tërë që ky studim kishte filluar të punohej por që momentin e fundit u bë një ngaterresë aq e keqe saqë punimet u shtynë edhe më tej derisa të përfundoheshin dje me sukses. Bëhet fjalë për publikimin e djeshëm te portali i gjuhës greke, për fjalët e përbashkëta që greqishtja ka me shqipen. Kjo është një ndihmesë shumë e madhe për mësimin e gjuhës greke pasi këto fjalë janë shumë të lehta për t'u mbajtur mend. Gjithashtu shërben edhe për studimin e shqipes edhe greqishtes sepse këtu janë përfshirë edhe fjalë që janë në zhdukje e sipër apo thjesht nuk përdoren më.