Kishte muaj të tërë që ky studim kishte filluar të punohej por që
momentin e fundit u bë një ngaterresë aq e keqe saqë punimet u shtynë edhe më tej
derisa të përfundoheshin dje me sukses. Bëhet fjalë për publikimin e djeshëm te portali i gjuhës greke, për fjalët e përbashkëta që
greqishtja ka me shqipen. Kjo është një ndihmesë shumë e madhe për mësimin
e gjuhës greke pasi këto fjalë janë shumë të lehta për t'u mbajtur
mend. Gjithashtu shërben edhe për studimin e shqipes edhe greqishtes sepse këtu janë përfshirë edhe fjalë që janë në zhdukje e sipër apo thjesht nuk përdoren më.
Kjo është një nga punët tona më të mëdha dhe serioze, pasi kjo listë ka më
shumë se 4500 fjalë dhe në vetvete është një fjalor më vete. Normalisht që nuk janë të gjitha fjalët e përbashkëta pasi nuk donim që kjo listë të ishte më e madhe se vetë fjalori me 7500 fjalë (plus që u lodhëm shumë o burr' i dheut, e na iku truri fare...). Mësoni këto njëherë pa në vazhdim, shohim e bëjmë... Në këtë listë përfshihen fjalë nga gjuhët më me ndikim, si latinishtja, italishtja, frëngjishtja, turqishtja, arabishtja, anglishtja etj...
Për më tepër informacion mund të lexoni komplet artikullin këtu
No comments:
Post a Comment