Monday, January 16, 2017

Email-e & Komente falenderimi


Koncepti i falënderimit është diçka vërtetë e bukur, është një dhuratë reciproke e që bëhet me mirënjohje. Shumë vizitorë vijnë dhe kërkojnë ndihmë për arsye të ndryshme. Në shumicën e rasteve kërkesat janë plotësuar dhe brenda mundësive shumica janë ndihmuar.
Por ka dhe raste që dikush mund të kërkojë diçka jo në mënyrën e duhur dhe të bëjë që kërkesa e tyre të mos tingëllojnë si lutje por si urdhër. Natyrisht, ata persona nuk janë në djeni të kësaj gjëje pasi mund të kujtojnë se bota iu ka ndonjë borxh, por nuk është puna jonë t'jua vëmë në djeni këtë gjë; është e thjeshtë, këtyre email-ve thjesht nuk iu përgjigjemi. Të mos zgjatemi në këtë pikë pasi postimi i parë i këtij viti është për të gjithë ju që na doni dhe na keni mbështetur. Po përmend disa komente dhe email-e që kemi marrë nga ju.

Erblina
Jam shum krenare me mesimin tuaj

fjolla
I love you

Meckojati
Ju falenderoj per ndihmen qe na jepni ne mesimin e gjuhes angleze!

Luka
Shume bukur urime per kete nisem

Ela
♥♥♥♥♥♥♥

Anonymous
Komplimenta stafit per punen e perkushtuar.

esjo
urimet me te mira per perpikjet qe po beni hono lulu
Redina
Hello.Now I study greek at university of Tirana and I want to communicate with you because I have never lived at Greece but I want to learn this beautiful language and work in this profile.
Thank you for this amazing site.
Manjola
Pershendetje.
Rastesisht u njoha me website tuaj. Po kerkoja ne google rreth mesimit ne gjuhen greke.
Website eshte interesant dhe teper praktik e ndihmues per dike qe ka deshire te mesoje gjuhen greke. Do deshiroja me shume gramatike dhe dialogje.
Ju faleminderit

Anxhela
Keni bere nje pune te shkelqyer!
Pra me pak fjalë ju themi faleminderit për falënderimin :)  Një tjetër falënderim është për bashkëpunëtorët tanë të përhershëm, Drinin dhe Anxhelën, për ndihmën e tyre të papërtuar . Një tjetër faleminderit është për shokun tim Georg nga Dyseldorf për mundësimin e kësaj fotografie. Danke schön mein freund. Gute Besserung!
Shqipopedia është rritur shumë vitet e fundit dhe projektimi ynë për 3 vitet e ardhshme është 10fishimi!!!  We just want to 10x our power, our projects our associates and overall our numbers.
And I wish the same for all of you!

Shefi

No comments:

Post a Comment