Po fotografi ku është? -Ah po, po bën fotografinë😂 |
Shqipopedia dëshiron t'ju njoftojë se një nga projektet më serioze që do fillojë vitin që vjen, është fjalori i gjuhës angleze. Fjalori do rregullohet dhe pasurohet akoma edhe më shumë dhe dëshira jonë është që të jetë një nga
fjalorët më të mirë të anglishtes online. Nuk dihet ende sa do jetë numri i fjalëve por mendohet të jetë me disa dhjetëra mijëra fjalë dhe me po aq shqiptime. Do të shtohen akoma shembuj e shprehje. Idealja do të ishte që çdo fjalë të ketë edhe shqiptimin britanik edhe atë amerikan. Por le t'i fitojmë betejat një nga një, sepse ky projekt është gjigand fare nga madhësia, nuk dihet sa kohë ka për të marrë por minimumi i fjalëve parashikohet të jetë te 50 mijë. Gjithashtu kanë për t'u shtuar edhe imazhe të ndryshme për ilustrimet e fjalëve. Nëse ka entuziastë dhe njerëz punëtorë që kanë të njëjtat aspirata me ne dhe dëshirojnë të kontribojnë për fjalorin anglisht shqip me punën e tyre, janë të mirëpritur. Dera është e hapur(në fakt e mbajmë mbyllur se filloi dimri), më parë të tjerët na janë lutur😂. Shih këtu.
Nuk do ti bëjë shefi të gjitha🤗... Mund të kontaktoni në të djathtën tuaj, dhe të na thoni dy fjalë rreth jush apo të dërgoni cv-në tuaj. Kur të fillojnë punimet do të njoftoheni.
No comments:
Post a Comment