Fjalor arabisht shqip.
Arabishtja si një nga gjuhët më të folura në botë shfaq dhe ajo interes të veçantë për krijimin e një fjalori arabisht shqip.
Nuk mund të themi se është në planet tona të afërta por megjithatë (edhe në përgjigje të e-mail-eve tuaja) do të kishim dëshirë të mos mungonte as ky fjalor nga lista e fjalorëve të Shqipopedias. Dhe meqënese po flasim për gjuhët semitike, interes të veçantë ka gjithashtu edhe hebrashtja. Pasi të dyja këto gjuhë, janë në të njëjtën familje gjuhësore (dy më të rëndësishmet), nga i njëjti background, të dyja shkruhen nga e djathta në të majtë etj. Megjithatë kur të kapërcejmë fjalorët e gjuhëve evropiane dhe të hidhemi tek ato semitike, fillimisht prioritet do t'i jepet gjuhës arabe, pasi interesi për të është më i madh. Edhe pse kjo është thjesht një ide dhe nuk është bërë asnjë punë paraprake sesi do të realizohet ky fjalor, nuk përjashtohet mundësia të bëhet më shpejt nga ç'mund të pritet, ashtu siç ndodhi me fjalonin e turqishtes...
No comments:
Post a Comment