Fjalori greqisht shqip është fjalori që pritet nga të gjithë, pasi një fjalor i tillë ka shumë interes dhe ka munguar për publikun (nxënës, studentë, studiues, mësues, emigrantë etj,). Ky fjalor mendohet të jetë rreth 10 mijë fjalë edhe pse idealja do të ishte të kapte të 30 mijtat. Megjithatë në këtë fjalor do të shtohen dhe shumë shqiptime që që e bën shumë më të lehtë lexim për personat me nivel fillestar, por edhe për ata që nuk janë duke mësuar greqisht në një ambjent ku flitet gjuha greke.
Akoma nuk është përcaktuar koha e realizimit të këtij fjalori pasi jemi në pritje të mbarimit të projekteve të mëparshëm, të cilët duhet të përfundojnë apo të jenë afër përfundimit.
Akoma nuk është përcaktuar koha e realizimit të këtij fjalori pasi jemi në pritje të mbarimit të projekteve të mëparshëm, të cilët duhet të përfundojnë apo të jenë afër përfundimit.
Edhe pse nga ana e interesimit gjuha greke nuk përbën ndonjë interes të veçantë, (kryesisht nëse nuk keni ndërmend të jetoni në Greqi), gjuha greke është gjuha më e rëndësishme e gjuhëve perëndimore, dhe ata që kanë fatin e madh të njohin mirë këtë gjuhë në nivel të avancuar, janë në gjendje të bëjnë dallim për peshën dhe rëndësinë e kësaj gjuhe si dhe ndikimin e saj në gjithë botën.
Të ashtuquajturat fjalë ndërkombëtare (internacionale) janë fjalë kryesisht greke dhe latine, por për potencialin e gjuhës greke duhet të flasim gjerësisht në ndonjë artikull tjetër.
Ndërkohë ju mund të vizitoni këtu blogun e mësimit të gjuhës greke
Po kur do vije mo burre se po presim
ReplyDelete