Friday, November 13, 2015

Vizion drejt të ardhmes...

(letër qarkore/grupi për stafin)

           Përshëndetje, unë jam Shefi! Puna ime kryesore, përveç faktit se duhet të manaxhoj, bisedoj, lexoj, informohem, përkthej, telefonoj, përgjigjem, shkruaj, shënoj, skicoj, planifikoj,  etj etj është...
mendoooj
Duke punuar në një ide...
Natyrisht duke përdorur shpesh substanca stimuluese dhe të ligjshme.
Kafenë tonë të përditshme le ta pijmë dhe sot...
           Mendimi, është ndoshta puna më e vështirë që mund të bëjë njeriu, prandaj dhe shumica e njerëzve e evitojnë këtë proçes. Biologjikisht njerëzit nga kafshët vetëm truri i veçon prandaj, është dhe shumë e rëndësishme ta përdorim atë.

- Të mendosh është puna më e vështirë që ekziston prandaj dhe shumë pak njerëz angazhohen në të. - Henry Ford
           Stafi i shqipopedias, duhet të ketë një numër të devotshëm njerëzish, me interesa në fusha të caktura, të cilët ndajnë me ne të njëjat parime dhe qëllime, të kenë dëshirë punën dhe të japin më të mirën e vetes së tyre.
Gjatë një dite të zakonshme pune....
Vetëm ata që japin mund të marrin, gjithë të tjerët janë "qylaxhinj" apo boxhllinj....

           Mund të kemi mësuar se mendjemadhësia është me të vërtetë e keqe, por edhe modestia e tepëruar nuk bën pas, në fakt modesia mund të konsiderohet edhe si ves, Të gjithë duhet të dijmë dhe njohim  veten dhe vlerat tona, duhet shmangur kurthi i modestisë dhe nëse dikush nuk e vlerëson veten e tij dhe pret që ta vlerësojnë të tjerët, do të thotë se është i pasigurtë në vetevete, i bën gjërat që t'ju pëlqejë të tjerëve. Ndoshta tregohet "hipokrit" në momentin kur merr një kompliment duke treguar përulje të rremë por që në fakt i pëlqen shumë të dëgjojë fjalë të mira, në vend që të thojë thjesht:
- Po ke të drejtë plako, jam njësh!

Se nëse me të vërtetë dëshiron të punojë dikush, nuk rri të merret me justifikime, sepse sa më shumë justifikime të kërkosh aq më do gjesh, dhe sa më shumë justifikime të kesh, aq më pak rezultate arrihen.
        Nëse me të vërtetë të intereson rezultati i futesh punës në cilëndo situatë të ndodhesh...

Ndërsa ky më poshtë është eksperti ynë i përgjthshëm, i cili është në gjendje gatishmërie apo në dispozicion siç e themi ne, i cili siç po e shikoni është në punë e sipër...


        Po të shikoni në tavolinë, të gjitha i ka gati, portofolin, biskotën, dhe letrën higjenike, sepse nuk i dihet se çfarë emergjence ka për të patur, vlen pët t'u theksuar që kasa është në gjendje pune tani që kemi filluar të bëhemi shtet.

Rëndësi ka fryma e bashkëpunimit dhe kemi për të arritur shumë rezultate...

       Okej, përsa u përket projekteve akoma më të largët, përveç atyre që janë të publikuara, duam të krijojmë një fjalor turqisht shqip, një suedisht shqip si dhe një fjalor shqip shpjegues; dhe këtu ndoshta mund të mbyllet saga e fjalorëve. Portale të tjerë që na interesojnë për të çelur janë, i informatikës, i mjekësisë, i kinematografisë dhe i ekonomisë. Por këto janë akoma ide.



No comments:

Post a Comment