Monday, November 6, 2017

Fjalor Polonisht Shqip

Fjalor Polonisht Shqip

Fjalori i polonishtes edhe pse ishte në planet tona afatgjata nuk ishte parashikuar të ngihej online kaq shpejt, pasi projekte të tjera kishin më shumë prioritet, megjithatë ashtu erdhën punët dhe tani fjalori është online.
Ndoshta ndikoi dhe vizita e presidentit Trump në Poloni 😊😉. Është një fjalor shumë i mirë, me rreth 3500 fjalë, dhe që në të ardhmen do t'i shtohen edhe shqiptimet. Polonia është një shtet i veçantë, pasi edhe pse është popull sllav, besimin fetar e ka katolik, edhe pse ish komuniste është shumë pro amerikane e pro kapitaliste. Ashtu siç nuk pati frikë gjatë sulmit dhe pushtimit nazist, por luftoi heroikisht, ashtu dhe tani nuk pati frikë t'i thotë jo propagandës prorefugjate antikombëtare të BE (Gjermanisë)
Ministrja e punëve të brendshme: Të pranojmë refugjatë, është shumë herë më e keqe se sanksionet e BE-së.
Polonishtja si gjuhë përdor alfabet latin, por ka edhe nëntë gërma të veçanta për të plotësuar nevojat e saj (ą, ć, ę, ł, ń, ó, ś, ź, ż). Polonishtja i përket familjes së gjuhëve sllave dhe është në kategorinë e gjuhëve sllavike perëndimore. Në botë janë rreth 55 milonë njerëz që e flasin gjuhën polake edhe pse në Poloni ka vetëm 38 milionë banorë, pjesa tjetër ose ka emigruar ose banon si minoritet në vendet fqinje.
Për më tepër shkoni te fjalori polonisht shqip




1 comment: