Tuesday, December 26, 2017

We said it and we did it! - E thamë dhe e bëmë!

We said it and we did it! - E thamë dhe e bëmë!
YES, më në fund e mbaruam një punë kaq gjigande, e cila është dhe magnum opus i Shqipopedias. Ne e dimë se ç'kemi hequr, por më në fund ia arritëm :)
Gjithë kjo punë nuk do të ishte bërë e mundur pa ndihmën e Edit, Drinit dhe sigurisht Shefit.

Fiks dy vite më parë më 27 dhjetor 2015,  ngritëm fjalorin e anglishtes me rreth 10mijë fjalë në kohë rekord dhe pas dy vitesh mund të themi me plot mburrje që arritëm të realizojmë një projekt të përmasave të tilla. Punimet vazhduan për muaj të tërë, dhe fjalori i ka tejkaluar 45mijë fjalët dhe parashikimi ynë fillestar i vitit 2015 u realizua.

Siç e planifikum që në 2016, për krijimin dhe ngritjen e këtij fjalori, dhe jo vetëm që e filluam në vitin 2017 por e mbaruam brenda vitit.

Tani fjalori anglisht shqip ka:
mbi 45.000 lema (fjalë-tituj)
mbi 111.000 përkthime
mbi 24.000 shqiptime
dhe mbi 5.000 shprehje
40 kategori fjalësh
si dhe shpjegimet gramatikore

Deri tani janë shtuar më shumë se 55% shqiptimeve të fjalorit, dhe në vijim do punohet që të mos mungojë asnjë shqiptim. Për të shkuar te fjalori klikoni këtu




1 comment: