Historiku i Shqipopedias
-8 janar 2013-
Më 8 janar 2013 Shqipopedia publikon postimin e parë një blog i cili kishte emrin fjalor dhe më pas u quajt Shqipopedia (Enciklopedia Shqiptare). Kjo është dita e parë që ku ky projekt merr formën e sotme. Edhe pse shenjat e para që një projekt gjigand si Shqipopedia do lindte duken që në vitin 2005 (8 vite më parë -20 shkurt 2005-) ku fjalori ynë anglisht shqip publikohet tek një projekt i huaj dhe në total arriti mbi 25mijë shkarkime.
-26 shtator 2013-
Krijohet faqja shqipopedia.com e cila më vitin tjetër transferohet tek shqipopedia.org Faqja jonë fokusohet tek fjalorët, kurset e gjuhëve të huaja, enciklopedia, kultura, tradita, etj.
-30 janar 2018-
Me kalimin e vitete aktiviteti ynë nuk ka qënë konstant pasi stafi është minimal dhe punët e tjera jo-online nuk e lehtësojnë këtë gjë. Megjithatë për të qënë sa më aktivë dhe në lidhje me njëri-tjetrin u krijua Forumi Shqipopedia ku diskutojmë gjëra nga më të ndryshme.
-8 janar 2023-
Shqipopedia sot mbush plot 10 vjet. Shumica e faqeve shqiptare mezi i kapin 10 vite online madje një numër i madh i tyre nuk rezistojnë as 5 vite. Në këto dhjetë vite Shqipopedia në total ka patur mbi 15milionë lexime dhe mbi 5milionë vizitorë.
-8 janar 2038-
Shqipopedia ka për të mbushur 25 vjet ose çerek shekulli ;) urojmë që të kapë 25 dhe pse jo 50 vite. Duke u bërë një nga faqet më të rëndësishme të sferës shqipe.