Wednesday, January 27, 2021

Kemi punë përpara

Siç është bërë traditë çdo dy vjet publikojmë projektet e realizuara, dhe planifikimet në vazhdim; ky është postimi i katërt në llojin e vet. Plane të cilat gjatë këtyre vitete janë realizuar, ato që janë anashkaluar, apo shtyrë, që kanë ndryshuar apo anuluar etj.Për periudhën e viteve 2019-2020 jemi fokusuar kryesisht me projektin kryesor të Shqipopedias, enciklopedinë e cila gjendet në adresën wiki.shqipopedia.org  Pra qëllimi ynë kryesor është krijimi i një enciklopedie të mirëfilltë duke përdorur burime të ndryshme dhe sa më të shumta. Paralelisht me këtë është e projekti tjetër i rëndësishëm i fjalorëve dhe gjuhëve të huaja. 

- P Ë R D I T Ë S I M E T  -


22/7/2019 - Kategoria [Histori] 338 terma
30/7/2019 - Kategoria [Gjeografi] 127 terma
30/7/2019 - Kategoria [Kimi] 229 terma
05/8/2019 - Kategoria [Kuzhinë] 115 terma
05/8/2019 - Kategoria [Astronomi] 71 terma
05/8/2019 - Kategoria [Mineralogji] 45 terma
05/8/2019 - Kategoria [Detari] 237 terma
25/8/2019 - Kategoria [Muzikë] 206 terma
26/8/2019 - Këndi enciklopedik për fëmijë 450 postime.
4/12/2019 - Mjekësia rreth 1000 postime.

Qeshor 2020 - Gjithashtu duam të përfitojmë nga rasti të falënderojmë dy bashkëpunëtorët tanë njëkohësisht anëtarë në Forumin e Shqipopedias Aleksandër Golemaj dhe Liridon Shala, të cilët na dhuruan punimet nga koleksionet e tyre në fushën  botanikës një numër të madh fotografish me specie të ndryshme të bëra në Shqipëri dhe Kosovë. Aleksandër Golemaj 1146 fotografi dhe Liridon Shala 140 fotografi.

Në sferën e besimeve fetare u shtuan rreth 1800 postime. (Myslimanizmi 630 terma, Ortodoksia 660 terma, Katolicizmi 331 terma, Judaizmi 176 terma)
4/6/2020 Letërsia shqiptare 66 postime 
8/6/2020 Art 117 terma, Letërsia 380 terma.
10/6/2020 Në fushën e Etnografisë u shtuan mbi 400 postime për Kodikët e Shqipërisë.
Në kategorinë e mjedisit janë shtuar rreth 950 postime.

21/7/2020- Një punë kolosale është bërë edhe në fushën e Albanologjisë. Janë shtuar librat e Dhiatë së Re, sipas kapitujve dhe sipas vargjeve. Një punë me të vërtetë e çmuar për për lexim e studim. Shkrimet janë në mënyrë krahasuese në origjinal në greqishten e lashtë, në latinisht, në gjermanisht, në anglisht, në italisht dhe në rusisht ndërsa në shqip kemi katër versionet, të Vangjel Meksit (1821), të Kostandin Kristoforidhit (1879), versionit zyrtar ortodoks dhe diodati. Janë 8219 postime.

3/8/2020 - Një ndihmë të madhe ka dhënë Tech-al.info për historinë e Shqipërisë. Tek portali i historisë së Shqipërisë është shtuar databaza e krimeve të komunizmit me personat e dënuar gjatë diktaturë në të cilën janë 17165 persona/postime. Priten të dalin edhe dy vëllime të tjera nga autoritet përkatëse.

27/12/2020 - Subdomejni i informatikës  i është bashkuar enciklopedisë dhe aty keni për të gjetur dhe fjalorin e informatikës te portali i informatikës.

si dhe shumë e shumë të tjera... 

Enciklopedia tani ka mbi 47.000 postime dhe mbi 5.300 fotografi dhe ilustrime. Gjithashtu është rritur ndjeshëm aktiviteti ynë te Forumi Shqipopedia

* *  *   *          *   *  * *

Për dyvjeçarin e ardhshëm, duhet të kemi përfunduar fjalorin i gjuhës  shqipe, ky ka për të qënë synimi kryesor.

Afatgjatë nëse mund të shtojmë një fjalor maqedonisht, rusisht, arabisht, serbisht, finlandisht, latinisht e të greqishts së lashtë do ishte me të vërtetë shumë mirë.Gjithashtu një tjetër përmirësim është që të gjithë fjalorët të migrojnë nga subdomejnet e veçanta dhe të strehohen të gjithë në një pasi ka për të qënë edhe më e lehtë si në menaxhin por edhe në lundrim. 

Fjalorët që mund t'i shtohen enciklopedisë janë i filozofisë, i elektronikës dhe i kimisë. Synimi ynë i madh është që encikopedia të tejkalojë të 100.000 zërat ose lemat....

____________

(postimet e kaluara)
https://blog.shqipopedia.org/2015/11/vizion-drejt-te-ardhmes.html
https://blog.shqipopedia.org/2017/10/ku-jemi-deri-tani-dhe-ku-duam-te-shkojme.html
https://blog.shqipopedia.org/2019/01/viti-qe-lame-pas.html

No comments:

Post a Comment