Ka kaluar një vit interesant dhe mund të themi se ka qënë më shumë produktiv nga çfarë
mund të parashikohej duke patur parasysh rrethanat, natyrisht.
Sot do jem i mirë dhe nuk do them çfarë nuk kemi bërë apo ku kemi çaluar. Pasi në fakt punët kanë avancuar dhe mbi të gjitha kjo ka rëndësi.
- Edhe pse në rrjetet sociale kemi qënë pothuajse inekzistentë për shkak të kohës së kufizuar që kemi në dispozicion, me një manovrim kemi dhjetëfishuar pëlqimet në facebook. http://blog.shqipopedia.org/2017/02/na-pelqeni-me-pahir.html
- Një punë tjetër serioze që vlen për të përmendur është fjalori i gjuhës greke i cili u ngrit pikërisht një vit para dhe dhe rregullimet e vazhdueshme që janë bërë dhe po bëhen http://blog.shqipopedia.org/2016/04/fjalor-greqisht-shqip-me-ze-me-ne-fund.html
- Një studim serioz është edhe punimi i fjalëve të përbashkëta greqisht shqip http://www.shqipopedia.org/greqisht/fjalet-e-perbashketa-greqisht-shqip http://greqisht.shqipopedia.org/fjale-te-perbashketa
- Si dhe fjalët e përbashkëta turqisht shqip që dolën gjatë punimit të fjalorit të gjuhës turke http://turqisht.shqipopedia.org/te-perbashketa
- U shtuan radhët e anëtarëve të Shqipopedias.
Për këtë vit në plan është të fillojnë punime serioze për fjalorin e anglishtes dhe të fuqizohet fjalori që ekziston duke u pajisur me shqiptimet e fjalëve. Ende jemi në fazat e para të projektimit pasi kjo punë gjigande do shkrihet me fjalorin e vjetër dhe duam që t'i kemi hapat të llogaritura mirë.
http://blog.shqipopedia.org/2016/11/fjalori-i-anglishtes.html
Plus që për realizimin e këtij superprojekti do të nevojitet një server shumë i fuqishëm që të mund të bëjë të mundur mbështetjen teknike.
No comments:
Post a Comment