Fjalori i polonishtes edhe pse ishte në planet tona afatgjata nuk ishte parashikuar të ngihej online kaq shpejt, pasi projekte të tjera kishin më shumë prioritet, megjithatë ashtu erdhën punët dhe tani fjalori është online.
Kishte kohë që flitej për projektin gjigand që Shqipopedia do të realizojë, dhe konkretisht bëhej fjalë për fjalorin e madh të gjuhës angleze, i cili do të përmirësojë dhe pasurojë fjalorin aktual anglisht shqip i cili ka 10 mijë e 188 fjalë (po mo i kemi numëruar një për një 😁😆😄). Ashtu siç ishte parashikuar, ky projekt pak ditë më parë, mori dritën jeshile dhe punimet kanë filluar.